Të paktën një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm në Tel Aviv, qendra tregtare e Izraelit.

Ministria e Jashtme e quajti atë si një “sulm terrorist”, një term që zyrtarët izraelitë përdorin për sulmet nga palestinezët.

Sipas policisë izraelite një makinë u përplas me një grup njerëzish pranë një parku të njohur bregdetar përpara se të rrokullisej. Shërbimet e kërkim-shpëtimit deklaruan se një 30-vjeçar mbeti i vdekur, ndërsa katër persona të tjerë të plagosur, të cilët janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Sulmi erdhi në sfondin e tensioneve të rritura pas sulmeve ajrore izraelite mbi objektivat militantë palestinezë si në Liban ashtu edhe në Gaza, si dhe një sulm me të shtëna në Bregun Perëndimor të pushtuar që vrau dy izraelitë me kombësi britanike. Kjo pasoi ditë dhune dhe trazirash në vendin e shenjtë më të ndjeshëm të Jerusalemit, kompleksin e xhamisë al-Aksa në Qytetin e Vjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: