Është mbajtur këtë të martë Komisioni për Politikën e Jashtme. Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për sulmet kibernetike të Iranit ndaj sistemeve online dhe sistemit TIMS.

Deputeti Petro Koçi, gjatë fjalës së tij theksoi se këto sulme cënojnë jo vetëm integritetin e vendit por edhe demokracitë.

“Është rritur krimi kibernetik, duhet të reflektohet edhe përmes këtij protokolli shtesë për krimin kibernetik.  Në qendër të protokollit, është mbrojtja e të dhënave personale, pasi në brendësi të tyre ka përmbajtje të të dhënave personale. Krimi kibernetik, ndryshe nga të tjera, është më transnacional se krimet e natyrave të tjera. Prandaj dhe protokolli shtesë na e garanton dhe një mbrojtje më transnacional”, tha ai duke shtuar se këto sulme cëonojnë demokracitë.

Nga ana e tij deputetit demokrat Belind Këlliçi u shpreh se për këtë sulm nuk ka përgjegjës dhe ndëshkim sa i përket aspektit administrativ.

“Sot që flasim kemi identifikuar, të paktën kështu thuhet për përgjegjësit e sulmit, por s’kemi asnjë ndëshkim në aspektin e administratës dhe zyrtarëve që mbajnë përgjegjësi për rrjedhjen e të dhënave. Po ashtu shtuar këtu dhe rrjedhjen e të dhënave të 900 000 shqiptarëve para zgjedhjeve, nuk patëm dënime, por Rama tha se është vetë kryepatronazhisti. Po zbatoj rregulloren dhe prandaj po them që në pikën 11 të marrëveshjes flitet dhe është në fokus individi, ju lutem ka mundësi se cilat garancitë për qytetarët shqiptarë që të gjitha këto të dhëna që para një viti para zgjedhjeve u bënë publike, e thotë raportit OSBE për zgjedhjet, cilat janë garancitë pra që ofroni që të dhënat e tyre nuk do të keq përdoren’, tha më tej  Këlliçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb