Infrastruktura e energjisë bërthamore e Rusisë është një objektiv i sulmeve ukrainase, tha sot korporata shtetërore bërthamore Rosatom.
Agjencia shtetërore e lajmeve RIA citon drejtorin Alexey Likhachev me komentet.
Kjo vjen pasi sulmet me dron goditën qytetin Kurchatov në rajonin e Kursk herët këtë mëngjes, duke dëmtuar ndërtesa administrative dhe banesore.
Qyteti është shumë afër termocentralit bërthamor të Kurskut, megjithëse nuk ka asnjë indikacion se dronët u ulën pranë tij ose po e synonin atë, apo se komentet e Rosatom sot ishin në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj këtij sulmi në mënyrë specifike.
Ukraina nuk ka komentuar mbi pretendimet e mëngjesit të sotëm, por më parë kishte mohuar se po planifikonte të sabotonte centralin e saj bërthamor në Zaporizhzhia.