Një seri shpërthimesh janë regjistruar gjatë dy ditëve të fundit në Transnistria, pjesë e territorit të kontrolluar nga Rusia në Moldavi në kufi me Ukrainën.
Ministria e Jashtme e Ukrainës ka premtuar mbështetjen e saj për integritetin territorial të Moldavisë dhe ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të krijojë trazira dhe të destabilizojë zonën.

Ukraina sugjeroi se Rusia po përpiqej të tërhiqte zonën në luftën e saj kundër territorit ukrainas. Duke shkruar në Tëitter, Mykhaylo Podolyak, një ndihmës presidencial i Ukrainës, tha se; “Ukraina do të sigurojë patjetër sigurinë strategjike të rajonit. Por ne duhet të punojmë si një ekip”, raporton BBC.

Ushtria ruse ka luftuar së bashku me separatistët në Transnistria që nga fillimi i viteve 1990.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: