Pas sulmit tronditës në Tunizi, ISIS ka publikuar një video të re e cila tregon militantët duke kryer sulme vdekjeprurëse të disa gjyqtarëve të profilit të lartë në Egjipt.

Videoja brutale është realizuar vetëm disa orë pasi një makinë bombë vrau një nga prokurorët më të lartë të Egjiptit, Hisham Barakat.

Mendohet se vrasja e prokurorit Barakat, mund të ketë qenë përgjegjësi e ISIS në Sinai, shkruan Daily Mail. Barakat ishte një prej prokurorëve kryesorë për referimin e qindra islamistëve të dyshuar në gjyq, pas gjyqit të ish-presidentit egjiptian Mohammed Morsi dy vjet më parë.

Ekzekutimi i prokurorit Barakat ka ngritur pikëpyetje nëse kjo do të ndikojë në rënien e numrit të personave që do të nxirren para gjyqit, të dyshuar si islamikë radikalë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: