“Rusia po përpiqet të rekrutojë mercenarë sirianë për të luftuar në Ukrainë”, kështu deklaroi për BBC një zyrtar i lartë i Mbrojtjes amerikane.

“Presidenti rus Vladimir Putin beson se duhet të mbështetet te luftëtarët e huaj për të plotësuar angazhimin luftarak brenda Ukrainës”, u tha ai gazetarëve.

Zyrtari i lartë i mbrojtjes amerikane, bëri me dije se nuk ishin në gjendje të jepnin një vlerësim për numrin e sirianëve që ishin rekrutuar , ndërsa theksoi se kjo është një çështje delikate që do të trajtohet me detaje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: