Një azilkërkues algjerian është është arrestuar nga policia gjermane si i dyshuari i parë i sulmeve seksuale gjatë vitit të ri në Këln, Gjermani.

Në pranga ka rënë një 26-vjeçar i paidentifikuar. Ai u arrestua në një qendër refugjatësh në qytetin Kerpen gjatë fundjavës.

Ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua dhe më pas i ka vjedhur telefonin. Kjo është parë nga një video e siguruar nga një biznes ku kishte ndodhur ngjarja.

Prokuroria gjermane ka njofuar se ka nën hetim edhe 21 refugjatë të tjerë, thuajse të gjithë jo për sulme seksuale. Tetë të tjerë ndodhen në paraburgim në pritje të gjykimit për vjedhje.

Sipas mediave vendase, në polici janë dorëzuar mbi 883 padi të ngritura nga qytetarët për ngjarjet në Këln. 497 janë që pretendojnë se kanë rënë pre e sulmeve seksuale.

Numri i krimeve të pretenduara është diku 766, 3 nga të cilat përdhunime.

(E.G./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb