Në një intervistë në News24, Genc Pollo foli për sulmin e paligjshëm ndaj ‘Prestige Resort’. Ai tha gjithçka po ndodh ka për qëllim të mbyllë gojën e medias për të mos thënë të vërtetën.

“Do të ndaja sulmin dhe presionin ndaj medias që ka ndodhur edhe më përpara, pavarësisht debatit arbitrat apo goditja me polici, lidhja me mediat, me nevojën e Edi Ramës për të mbyllur gojën e medias së lirë është shumë shqetësuese. Shpreh solidaritetin që të thoni të vërtetën. Përdorimi i dhunës së pushtetit në mënyrë të paligjshme është fenomen në rritje dhe një shtrembërim që po arrin një tavan. Më në fund kanë filluar ta vënë re institucionet ndërkombëtare. Kemi një tablo shumë të shëmtuar dhe çështja është edhe reagimi, gjithkush ka një rol për të bërë, opozita duke bërë rolin e vet dhe media duke i qëndruar pozicionit të tyre”, tha ai.

Gjatë intervistës, ai tha se nuk mund të komentojë për detaje, ndërsa shtoi se lidhja mes dy sulmeve agresive dhe arbitrave, nuk lidhet me mos-tolerimin e fjalës së lirë.

“Tani është më i hapur, lidhet me nevojën për të mbyllur gojën e medias, apo për të ndryshuar linjën editoriale. Nuk është fjala vetëm për ju, por për fenomenin. Kemi të bëjmë me një qeveri që tashmë që opinioni publik ka absorvuar të vërtetën e ndjen që nuk ka më leverdi të tolerojë fjalën e lirë.

Më tej ai shtoi: Në ndërtesa që dukshëm janë pa laje dhe lartësuar në Tiranë, nuk ndërhyn sepse dukshëm janë të tyre, ose i bëjnë fresk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: