Si do që të përfundojë finalja e Champion League, në pankinë do të gezojë një trajner gjerman. Ata janë Thomas Tuchel dhe Hans-Dieter Flick, dy trajnerët që kanë arritur deri në fund të turneut që mbyllet me finalën e Lisbonës në stadiumin “Da Luz”. Nje dominim gjerman po të merret në konsideratë se në gjysmëfinale ishte dhe Nagelsmann i Lajpcig. Nga njëra anë deshira e PSG për tu futur më në fund mes klubeve të mëdha të Europes, nga ana tjetër fuqia e Bajernit të Mynihut që kërkon Chamipons për herë të gjashtë. Por jo vetëm kaq, do të jetë dhe një perballje e stileve të dy trajnerëve.

15978719735706
15978719735706

4-3-3-shi dinamik i Tuchel kundër 4-2-3-1-shit të njeriut që morri timonin e Bajernit në nëntor të vitit të shkuar. “Po pergatisimin ndeshjen ekzaktesisht siç bëmë me garat kundër Borussia Dortmund, Atalantës dhe Lajpcig”, ka siguruar Tuchel në konferencën për shtyp. “Dje kemi bërë një stërvitje vetëm taktike, punojme mbi konceptet tona bazë të lojës sonë, në menyrë që të gjithë të jenë të qetë”, ka shtuar ai. Tuchel deklaroi se nuk dihet ende nëse Marco Verrati do të luajë që nga minuta e parë, por e sigurtë është që do ta ketë në dispozicion.

Thomas Tuchel
Thomas Tuchel

Nga ana tjetër, Flick nuk ka ndërmend që të ndryshojë qendrimin sulmues te Bajerni i tij. “Duke pasur linjën e mbrojtëse të lartë e dimë që I lejojmë kundërshtarëve hapesira”, ka pranuar Flick para gazetarëve. “Por nuk do të ndryshojmë stilin tonë të lojës”, ka nenvizuar ai. E rëndësishme për trajnerin e Bajernit është presingu kundërshatarëve.

1598047021 385 Hansi Flick And Thomas Tuchel Prove That German Coaches Are
1598047021 385 Hansi Flick And Thomas Tuchel Prove That German Coaches Are

Ai më pas I ka bërë elozhe mbrotjes pariziene që ka pësuar vetëm 5 gola në këtë edicion të Champions. Por sipas tij, nëse të gjithë do të japin 100% ateherë Bajern ka shumë shanse për të fituar. Në fund Flick ka folur dhe për kolegun e tij Tuchelm duke u shprehur i kënaqur që do të takohet me të në finale.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb