Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në verilindje të Londrës ditën e sotme pasi një burrë i armatosur me shpatë sulmoi disa persona, mes tyre edhe dy agjentë policie, dhe i mori jetën një 14-vjeçari. Fillimisht autori, i moshës 36 vjeç, përplasi automjetin në një shtëpi në Thurlow Gardens, përpara se të sulmonte me shpatë një numër njerëzish, tha policia pas arrestimit të tij.

Raportohet se katër persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa adoleshenti nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Njeriu Me Shpate2
Njeriu Me Shpate2

Kryeministri britanik Rishi Sunak e përshkroi atë si një “incident tronditës” dhe shtoi “mendimet e mia janë me të prekurit dhe familjet e tyre”. “Është një incident shokues. Dua të falënderoj shërbimet e emergjencës për reagimin dhe guximin e policisë në vendngjarje. Kjo dhunë nuk ka vend në rrugët tona”, reagoi kryeministri britanik, Rishi Sunak.

 

Njeriu Me Shpate1
Njeriu Me Shpate1

Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan tha: “Jam absolutisht i shkatërruar nga lajmet nga Hainault këtë mëngjes.

Policia Metropolitane njoftoi se fillimisht rreth orës 6:25 ishte lajmëruar për një makinë, e cila ishte përplasur me një shtëpi. Me të mbërritur, agresori u përball edhe me tre oficerë të policisë, duke i kërcënuar për t’i goditur ata me mjetin e tij prerës. Dy oficerë do i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për plagët e marra, por ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën sikundër edhe dy qytetarët e tjerë.

Policia tha se ngjarje nuk kishte qëllime terroriste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb