FINLANDE– Abderahman Meshkah, 18-vjeç me origjinë nga Maroku pranoi në gjykatë se ka vrarë dy persona dhe ka plagosur tetë të tjerë në sulmin me thikë në qytetin finlandez Turku, por ai nuk ka pranuar se ka patur motiv terrorist, deklaroi avokati i tij Karl Gumerus.

Më herët Abderahman Meshkah ka bërë kërkesë për azil. Mediat e huaja transmetojnë se kërkesa e Meshkah për azil është hedhur poshtë para sulmit.

(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb