Imami Ahmed Kalaja ka reaguar pas sulmit me thikë në xhaminë tek “Rruga e Kavajës. Ai ka qetësuar besimtarët myslimanë dhe tha se xhamia do të kthehet në funksion brenda disa orësh.

Shumë i prekur dhe me lot në sy ai ka konfirmuar se janë plagosur disa vëllezër besimtarë dhe disa persona nga stafi i xhamisë. Kalaja u shpreh se shpreson që sulmi të mos ketë qenë akt terrorist.

“Paqja, mëshira qofshin me ju. Sot pas dreke, andej nga ora 14:00 ka ndodhur një akt barbarie në Xhami, ku një njëri i armatosur me një thikë godet besimtarët me një thikë. Por nuk mjaftohet vetëm me besimtarët, por godet dhe persona që ndodheshin  në rrugë. Faleminderit zotit që personi  arrestua. Situata është në kontroll. Lutemi Zotit që të shëroji vëllezërit tanë që janë plagosur. Shpresojmë që mos të ketë qenë një akt letë themi terrorist. Le të shpresojmë që ka qenë një njeri me të meta mendore që e ka bërë këtë. Shpresoj që për punë ore xhamia të kthehet në gjendjen e saj të mëparshme. Zoti i madh lëshoftë mbi ne mëshirë. Zoti i madh largoftë nga ne njerëzit me probleme, që duan të prishin harmoninë dhe qetësinë e këtij muaji të bekuar, të shenjtë. Janë plagosur disa vëllezër nga stafi i xhamisë, por dhe disa besimtarë që kanë qenë duke adhuruar Zotin në ato momente. E rëndësishme është që situata është nën kontroll. Falënderojmë policinë që u gjend në kohë dhe lusim Zotin që personi në fjalë të marri atë që meriton. Agjërim të pranuar të gjithëve. Paqja e Zotit qoftë mbi ju”, tha Kalaja.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb