Një sulm që ndodhi në aeroportin Machulishchy afër Minskut dhe që kishte në shënjestër avionin A-50 të Forcave Ajrore Ruse nuk mund të kishte ndodhur pa miratimin e presidentit ukrainas Vladimir Zelensky, ka deklaruar sot presidenti bjellorus Alexander Lukashenko.

“Unë mendoja se Ukraina kishte nevojë për paqe, se Zelensky kujdeseej për popullin e tij,” tha ai. “Operacione të tilla nuk ndërmerren pa autorizimin e liderit të vendit dhe komandantit të përgjithshëm. Këtë po jua them si president”, u shpreh i bindur Lukashenko.

Sipas tij Zelensky kishte dërguar njerëz në Bjellorusi për të kryer këtë sulm, i cili më herët u mor përsipër nga opozita bjelloruse e cila ndodhet jashtë vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: