Deputeti demokrat Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me sulmin e kryeministrit Rama ndaj pronarit të News24 duke urdhëruar një aksion ndaj “Prestige Resort” ditën e sotme.

Shehaj shkroi se sulmi i Edi Ramës është një goditje politike ndaj medias, ndërsa shtoi se në shtetet ligjore qeveria nuk vendos se kush ka shkelur ligjin dhe kush jo.

Sipas tij fakti që Rama i godet kundërshtarët në mënyrë të paligjshme duke anashkaluar gjykatat tregon se ai e konsideron Shqipërinë si pronë të tij.

Postimi i plotë:

Sulmi i Edi Ramës ndaj pronarit të News 24 është një goditje politike kundër Medias.

Në shtetet ligjore qeveria nuk vendos se kush ka shkelur ligjin dhe kush jo, kush mund të vazhdojë ta shkeli ligjin dhe kush duhet ndëshkuar, cila pronë konfiskohet dhe cili biznes goditet. Fakti që Edi Rama i godet kundërshtarët në mënyrë të paligjshme duke anashkaluar gjykatat tregon se ai e konsideron Shqipërinë si pronë të tij.

Në 14 maj E ARDHMJA ESHTE NE DOREN TONE. Me votë duhet të tregojmë QE ASKUSH MOS TE JETE ME MBI LIGJIN.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb