Ish-avokatja e Shtetit, Ledina Mandija gjatë një interviste për “Panorama TV” deklaroi se sulmi ndaj “Prestige Resort” është cenim i fjalës së lirë në vend.

Sipas saj në rastin e këtij sulmi qeveria shqiptare është treguar arrogante ndaj një investitori shqiptar, ndërsa shtoi më tej se çdo investitor ose duhet të jetë palë me qeverinë ose në të kundërt kush flet kundër apo kush tregon të vërteta do të penalizohet.

“Kjo është cenim i lirisë së medias, cenim i së drejtës që ndikon drejtpërdrejt në këto vendimet e Arbitrazhit. Do të thotë se nëse qeveria lufton me fjalën e lirë, me median, dihet që do penalizohet dhe shumë më tepër në kushtet e prishjes së një kontrate, ose në kushtet e heqjes së një licence, apo kushtet e prishjes së një kontrate por që investitori është edhe pronar media.

Fakti që media e Hysenbelliut publikon fakte sa i takon korrupsionit qeveritar dhe nga ana tjetër qeveria prish objekte ose cenon biznesin përkatës në referim të një kontrate zhvillim dhe ndërtimi të dhënë nga kryeministri, ndërkohë që shteti  e ka njohur këtë ndërtim do të thotë që jemi në arrogancën e qeverisë ndaj investitorit.

Në rastin konkret jemi në arrogancën e shtetit shqiptar të një investitori shqiptar. Fakti që ka vonesë në procedura, masat e sigurimit kur aplikohet realizohen në ditën e pese ndërkohë prishja është kryer të gjitha janë të llogaritura nën presionin e qeverisë. Kjo do të të thotë që këtu çdo investitor ose duhet të jetë palë me qeverinë, sepse kush flet kundër apo kush tregon të vërteta do të penalizohet”, tha ndër të tjera Mandija.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb