Sociologu Ergys Mërtiri e shikon si një prirje për të shkuar drejt totalitarizmit dhe lajm të keq për demokracinë botërore mbylljen e llogarive në rrjetet sociale të Presidentit në detyrë të SHBA-ve, Donald Trump.

Mërtiri tha në “Real Story” në News24 se liria lidhet me përgjegjësinë, por se përtej sulmit në Kapitol sheh dhunën e medias së lirë.

“Liria e fjalës lidhet me përgjegjësinë. Liria nuk është thjesht të ushtrosh atë që do në mënyrë të pakontrolluar. Liria lidhet me arsyen. Autocensura nisur nga dobia e asaj që thua. Nuk kam asnjë lloj simpatie për mënyrën se si Trump bën spektaklin e tij. Por përtej sulmit shoh dhunën e medias së lirë. Zuckerberg, një person që nuk ka asnjë të drejtë, asnjë status, merr përsipër të ndërhyjë duke e bllokuar. I takon gjykatës, është lajm i keq për demokracinë botërore. Bota moderne po shkon drejt një totalitarizmi të ri. Është një prirje për të shkuar drejt totalitarizmit.
Po shkojmë drejt një polarizimi shumë të madh. Jo më kot po ngrihen amerikanët. Elita nuk po e lexon dot. Politikbërja nuk orientohet drejt qeverisjes, ekonomisë, por është e orientuar kulturialisht, ideologjia. Ajo që imponon e majta është një kulturë e re, duke shkatërruar të vjetrën.
Pelosi ka propozuar të hiqen fjalët ‘she’ dhe ‘he’. E gjitha kjo është një dhunë kulturore që prodhohet nga establishmenti. Të gjitha mediat në Amerikë janë kundër Trump-it. Ka media periferike që janë pro Trump-it. Kishte vetëm ‘Tëitter’ dhe atë ia hoqën. Kanë përdorur të gjitha mjetet politike. Kanë shkuar të hetojnë Trump-in dhe i kanë gjetur një gjë tjetër që s’ka lidhje dhe e kanë përdorur. E kanë bërë në mënyrë të qëllimshme.
Trump për mua është një spekulator. Cili nuk i manipulon masat? A nuk i manipulon Obama”, tha Mërtiri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb