Evin Karamuço, ekspert i kriminalistikës ka folur sërish për tre të arrestuarit në uzinën e armëve Gramsh, të dyshuar si spiunë rusë.

Ai beson se faktet kanë treguar se dy prej të arrestuarve i përkasin GRU-së ruse, duke shtuar se ato edhe paguhen.

Këto deklarata të forta, eksperti i kriminalistikës i ka bërë gjatë një intervistë në ABC.

Ndër të tjera është shprehur se që nga 7 marsi vendi është në ‘luftë’ me Rusinë pasi kjo e fundit e shpalli vend jo miqësor edhe për shkak të qëndrimit të mbajtur nga Shqipëria pas pushtimit të Ukrainës.

Mes të tjerash Karamuço theksoi se ka mundësi të lartë që spiunët rus të mund të lirohen, ndoshta edhe në kuadër të shkëmbimeve të NATO-së si pjesë e saj.

“Këta persona, nga dokumentacioni që është sekret. Po janë agjentë rus. E konfirmojnë. Janë të GRU ruse. Janë të paguar nga këto shërbime. Drejtoria 7 quhet. Janë rekrutime edhe nga civilët. Si këta. Ata i gjejnë studentë. Ata vijnë me pyetje të sakta. A ka NATO plan për të prodhuar fishekë. A prodhon ende? A ka armë që janë në Ukrainë? Ndaj kishte një kimist me vete. Rusët nuk vijnë për të vrarë këtu. Agjentura kërkon përgjigje. Në Kuçovë u ngrit pyetja a kishte raketa patriot aty ?”, ka thënë ndër të tjera ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: