Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se dënon me forcë sulmin terrorist në Nisë të Francës.

Meta thekson se ngjarja ishte e shëmtuar, kurse shton se solidarizohet me popullin francez.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Shumë i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Nisë.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Dënoj me forcë sulmin dhe solidarizohem me popullin mik francez, Presidentin Macron, si dhe me autoritetet franceze në përballje me këto akte barbare që synojnë të mbjellin frikë e terror. 欄

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb