Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla teksa drejton mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ka përcjellë një mesazh për sulmin terrorist në Vjenë.

Balla thotë se Shqipëria duhet të jetë në solidaritet me popullin mik austriak. Sipas tij është momenti për të qenë të bashkuar dhe me një mesazh kundër terrorizmit.

Ai i shpreh ngushëllime familjeve të personave që humbën jetën nga sulmi i autorit mbrëmjen e kaluar teksa thotë se duhet forcuar ligji dhe forca  e goditjes nga forcat e policisë dhe rendit ndaj çdo akti terrorist.

 

”Nisur nga sulmet në Vjenë, shpreh ngushëllime familjeve të personave që humbën jetën nga ky sulm terrorist. Të shprehim solidaritet për popullin mik austriak. Ky është një moment për të qenë bashkë me një mesazh kundër terrorizmit dhe forcës së goditjes së forcave të Policisë dhe Rendit kundër çdo akti terrorist.”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb