Vëllai i 36-vjeçarit që u sulmua në fytyrë me acid nga ish-bashkëshortja, ka folur për mediat duke treguar versionin e tij të historisë.

Ai thotë se 38-vjeçarja ishte shumë xheloze për vëllanë e tij, dhe se e mbante vazhdimisht në kontroll.

“Ditën e ngjarjes ajo e kishte ftuar të shkonin në një hotel në Kretë, dhe aty e ka sulmuar”, tregon ai.

Ndërkohë thotë se gruaja ka pasur konflikte edhe me të, pasi e bënte fajtor për ndarjen nga bashkëshorti.

Më herët vetë autorja, e cila ndodhet në arrati, tha se e ka sulmuar pasi ai e dhunonte dhe se pas ndarjes i kishte vënë kusht që të mos lidhej me asnjë mashkull tjetër, por të takonte herë pas here vetëm atë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: