Bas Dost thotë mjaft. Sulmuesi i njohur është tërhequr nga futbolli në moshën 34 vjeçare. Ky vendim është marrë për arsye shëndetësore. Në fakt, Dost pësoi një atak kardiak gjatë zhvillimit të takimit NEC-AZ Alkmaar dhe arriti të shpëtojë pas një pune vërtetë të jashtëzakonshme të stafit mjekësor, me këta të fundit që në kohë rekord stabilizuan gjendjen e lojtarit.

“Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi dhe do të shërohem tani. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe,” tha Bas Dost. Bas Dost ka nisur karrierën te Heracles dhe Heerencven, përpara se të transferohej te Wolfsburg dhe gjigandët e Sporting.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: