Përveç trajnerit Luis Enrique, në konferencë për shtyp para gjysmëfinales së Champions League u shfaq edhe sulmuesi i PSG, Goncalvo Ramos.

“Ne e njohim mirë këtë stadium, është i veçantë dhe i vështirë për skuadrat vizitore. Por një skuadër si ne duhet të jetë gati të luajë në një stadium si ky nëse duam të shkojmë më tej! Ne jemi më shumë ekip sesa gjatë takimit të fundit të palëve. Kemi pasur më shumë kohë të njihemi. Jemi një familje! Kësaj radhe kemi edhe një ekip të plotë. Ne kemi luajtur tashmë dy herë kundër tyre, i njohim mirë. Ne u besojmë cilësive tona… jemi të qetë dhe të sigurt. Po bëjmë një punë shumë të mirë këtë sezon. Jemi gati!” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: