Sulmuesi i Southamptonit, Shane Long, ka shënua këtë të martë golin më të shpejtë në historinë e Premier  Ligës. Sulmuesi 32-vjeçar Shejn Long ka gjetur rrugën e rrjetës në duelin ndaj Watford vetëm pak sekonda pas vërshëllimës së fillimit të ndeshjes.

Watford nisi topi e parë, por Long  vodhi topin nga Craig Cathcart dhe u shfaq i vetëm para portierit Foster, duke mposhtur këtë të fundit me tentativën e tij pas 7,69 sekondash.

Golat më të shpejtë në  historinë e Premier Ligës:

1. Shane Long (7 seconds)
2. Ledley King (9.82 seconds)
3. Alan Shearer (10.52 seconds)
4. Christian Eriksen (10.54 seconds)

Ai e ka thyer rekordin e mbrojtësit të Tottenhamit, Ledley King, që kishte shënuar pas dhjetë sekonda në ndeshjen ndaj Bradfordit në vitin 2000.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb