Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

1 qepë të thatë
1 gjoks pule
1 lule brokoli
1 karotë
1 lulelakër të vogël
50 gr gjalpë
2 lugë vaj ulliri
100 ml pana
Kripë
Piper të zi

Përgatitja
Fillimisht vendosim mishin e pulës të ziejë. Pasi ka zierë e bëjmë fije-fije.
Qepën e presim në kubikë dhe e skuqim në një tenxhere të thellë me gjalpin dhe vajin e ullirit.
Shtojmë brokolin që e kemi ndarë në copëza të vogla si dhe karotën e grirë në rende. I skuqim bashkë dhe shtojmë ujë që të ziejnë.
Ndërkohë ziejmë dhe lulelakrën dhe pasi është zbutur e bëjmë pure me mikser.
Ia shtojmë supës bashkë me mishin e pulës. Shtojmë erëzat, kripën dhe panën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: