NGA ZONJA VJOLLCA

100 gr pançetë
100 gr bizele
1 kokërr qepë
1 degë selino
½ spec jeshil
2 karrota
2 kunguj
5 thelpinj hudhër
1 tufë majdanoz
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat

Fillimisht kaurdisim në një tenxhere pançetën bashkë me qepën dhe hudhrën e grirë imët. Më pas shtojmë selinon, specin jeshil, karrotat, kungujt dhe bizelet. I trazojmë duke shtuar dhe një litër ujë të ngrohtë. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe e lëmë në vlim në temperaturë mesatare. Në fund para se ta servirim e pudrosim supën me arrë moskat dhe majdanoz.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: