Nga: ZONJA VJOLLCA
1 pako peta
1 kungull të njomë
1 patëllxhan
1 spec të kuq
2 speca të vegjël pikant
2 thelpi hudhër
2 lgj majdanoz të grirë
2 lgj koper të grirë
2 lgj nenexhik të freskët
200 gr djathë të bardhë
300 gr kos
3 kokrra vezë (të plota)
Vaj ulliri
1 të verdhë veze
Kripë, piper të zi
Shuma 570 lekë
Lajmë dhe thajmë perimet dhe i presim ato në feta të holla ose në kubikë. Kungullin dhe patëllxhanin dhe specat. Lajmë dhe thajmë erëzat, gjethet e tyre i grijmë hollë. Në një tas bashkojmë perimet. Në një tas tjetër rrahim 3 kokrra vezë dhe shtojmë djathin të thërrmuar dhe kosin i përziejmë sëbashku, kripë, piper, hudhër të grirë imët. Përziejmë me vezë dhe djathë e bashkojmë me tasin me perime në një të vetme, i përziejmë mirë duke shtuar dhe 2 lgj vaj ulliri. Lyejmë tepsinë me vaj dhe shtrojmë 4 petë duke i spërkatur pak me vaj ulliri. Shpërndajmë pak perime të përzier me djathë dhe kos. Mbulojmë perimet në 3-4 petë të spërkatura me vaj, shpërndajmë përsëri perime. Dhe kështu bëjmë dy ose tre shtresa. Në fund përfundojnë të mbuluara me petë të spërkatura me vaj. Në petën e fundit e lyejmë me të verdhë vezë trazuar me pak vaj ulliri Vendosim tepsinë në furrë në temp. 200 gradë celsius për 30 minuta
(er.cu/vila34/BalkanWeb)
