Nga: ZONJA VJOLLCA*
2 kokrra qepë
1 thelpi hudhër
2 lgj vaj ulliri
800 ml koncentrat perimesh
200 gr spinaq
½ tufë majdanoz
Borzilok
300 gr qiqra
Kripë
Piper i zi
4 lgj salcë kosi

Fillimisht kaurdisim me një lugë gjelle vaj ulliri qepën me hudhrën në një tigan të thellë. Sapo qepa dhe hudhra të jenë zbutur shtojmë 100 ml koncentrat perimesh. E lemë koncentratin të kalojë në vlim për 5 minuta dhe më pas shtojmë spinaqin dhe e lemë të ziejë vetëm 5 minuta. Grijmë hollë gjethet e majdanozit së bashku me gjethet e borzilokut. Kullojmë dhe shpëlajmë qiqrat dhe i vendosim në tenxheren me spinaq. E lemë gatimin të ziejë dhe për 5 minuta të tjera, më pas shtojmë erëzat e grira, kripën dhe piperin e zi. E servirim supën të ngrohtë ashtu siç është me një lugë salcë kosi ose nëse dëshirojmë mund ta kalojmë në blender duke e kthyer në krem.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: