India dhe Bangladeshi po përgatiten që në më pak se 36 orë të përjetojë stuhinë më të fuqishme në histori në Gjirin e Bengalit.

Gjatë kësaj të hëne shpejtësia e erës arriti 270 km/orë dhe së bashku me shirat e rrëmbyeshëm pritet që ”Amphan” të shkaktojë shumë dëme.

Kulmin stuhia pritet ta arrijë në kufirin mes dy vendeve, pikërisht në qytetin 14 milionë banorësh të Kolkatës. Amphan e kanë krahasuar deri tani me një uragan të kategorisë 4 në Atlantik apo me një tajfun të Paqësorit Perëndimor.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb