Juventus dhe Cristiano Ronaldo i përgjigjen sipas mënyrës së tyre kritikave që shoqëruan eliminimin nga Liga e Kampioneve. Sulmuesi portugez u kthye në versionin e tij më të mirë, duke shënuar tre gola në triumfin 3-1 të “Zonjës së Vjetër” në fushën e Kaljarit. CR7 hapi sfidën pas dhjetë minutash lojë, duke I dhuruar Juventusit epërsinë.

3011828 61792288 2560 1440
3011828 61792288 2560 1440

Më pas, po vetë ai vrau garën me dy gola të tjerë në pjesën e parë. Pas pushimit, të besuarit e Andrea Pirlos i lejuan vendasve golin e nderit me Simeone, që zbuti humbjen në minutën e 61-të. Me këtë sukses, i treti radhazi në Serie A, Juventus ngjitet në vendin e tretë me 55 pikë, dhjetë më pak se kryesuesit e Interit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb