Anthony Joshua dhe Tyson Fury pritet të përballen në një superduel të shumëpritur në fund të këtij viti, por Eddie Hearn ka paralajmëruar se gjithçka mund të prishet nëse njëri prej tyre humbet ndeshjen përgatitore. Joshua do të rikthehet më 25 korrik në Riad kundër Kristian Prengës, ndërsa Fury ka dalë nga “pensionimi” dhe ka arritur një fitore ndaj Arslanbek Makhmudov.
Hearn theksoi se humbja e secilit do ta bënte të pamundur realizimin e përballjes Fury-Joshua. Ai u shpreh i shqetësuar sidomos për gjendjen e Joshuas pas rikthimit nga pauza dhe për problemet e tij personale, ndërsa i druhet shumë ndeshjes kundër Kristian Prengës. “Sipas mendimit tim, nëse ndonjëri prej tyre humbet, nuk mund të bëhet ky duel” tha Hearn për “Sky Sports”, ndërsa më tej shtoi: “Do të ndihem keq në hyrjen e ringut më 25 korrik.
Sidomos duke marrë parasysh gjithçka që ka kaluar Joshua. Ka gjithmonë shqetësim, a do të jetë i njëjti? Gjithçka që shohim në kamp dhe sparring na bën të mendojmë se po, por ka shumë për të kaluar. Prandaj ndeshja në korrik është kaq i rëndësishëm”, u shpreh promotori Eddie Hearn.
