Pas grabitjes së mbi 10 milionë eurove dje pasdite në Aeroportin e Rinasit, vjen sot një reagim nga zëdhënësja e linjës ‘Austrian Airlines’, Tanja Gruber.

Ajo tha se grabitja ndodhi kur sasia e parave po ngarkohej në avionin e linjës Tiranë-Vjenë. Gjithashtu ajo theksoi se nuk do të ketë më trasnferta parash nga Tirana për në kryeqytetin e Austrisë, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë rrezik për stafin dhe ekuipazhin e avionit të linjës.

“Paratë po ngarkoheshin në avion kur u grabitën. Nuk do të ketë më transferta nga Tirana për në Vjenë. Nuk pati rrezik për ekuipazhin dhe pasagjerët”, tha mes tjerash ajo, shkruan The Guardian.

Avioni i linjës u nis me tre orë vonesë, ndërsa autorët morën sasinë e parave duke u arratisur në drejtim të paditur. Njëri prej tyre mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, ndërsa dyshohet se trupi i pajetë i përket Admir Murataj, emër ky tejet i njohur për policinë shqiptare dhe atë greke.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb