Vetëm disa javë pasi arkitektja italiane Elena Nappi tregoi një model anijeje hibride që shndërrohet në një nëndetëse, Officina Armare ka zbuluar planet për një megayacht që frymëzohet nga anijet detare edhe nga avionët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kompania e projektimit të jahteve në Milano, ka zbuluar planet për megajahtin e frymëzuar nga anijet luftarake, si dhe nga anijet kozmike.

I njohur si “Project Centauro”, jahti mbi 100 metra, duket si një ndërthurje mes anijeve luftarake dhe atyre kozmike, me një teknologji super të avancuar.

“Project Centauro” mund të mbajë deri në 14 persona, me pishinë, një zonë për uljen e helikopterit, zonë për zhytje, xhakuzi, klub veror të frymëzuar nga tempujt e lashtësisë. Ndërkohë, dy motorët i mundësojnë këtij jahti të lëvizë me një shpejtësi deri në 23 milje në orë.

Megjithatë Projekti është thjesht një koncept për momentin dhe ekipi në Officina Armare thotë se do të duheshin rreth dy vjet për ta ndërtuar për shkak të kompleksitetit dhe madhësisë që ka.

Kjo do të thotë që anija mund të jetë realisht një realitet deri në vitin 2022.

Eshtë e paqartë se sa do të kushtojë për t’u prodhuar, pasi brendësia e jahtit do të bazohet thjesht në preferencat e klientit. Por është e sigurt të themi se ky yaht do të ketë çmime marramendëse.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb