Sulmuesi argjentinas i Atalantës, Papu Gomez, ka surprizuar në mënyrën më komike të mundshme partneren e tij për festën e Shën Valentinit.

Ndryshe nga futbollistët e tjerë, ai njihet për humorin që e karakterizon. Bëhet fjalë për futbollistin argjentinas Papu Gomez, i cili luan për Atalantën. Sulmuesi argjentinas ka surprizuar në mënyrën më komike të mundshme partneren e tij për festën e Shën Valentinit.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ai ka bërë këtë bashkëbisedim me partneren e tij:
Partnerja – Zemër, çfarë do bëjmë ndonjë gjë të veçantë sot në mbrëmje?
Papu Gomez – Nuk doja të të tregoja gjë, por a të pëlqen Parisi?
Partnerja – Po.
Papu Gomez – Po Barcelona?
Partnerja – Po.
Papu Gomez – Atëherë do të qëndrojmë në shtëpi sepse luhet Liga e Kampionëve.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/ilrompipallone/videos/1535443413133136/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: