KINE– Xi Jinping mori sot pa surpriza një mandat të ri pesë vjeçar në krye të Partisë Komuniste Kineze (PKK), njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Hsinhua.

Komiteti qendror, një lloj parlamenti i PKK-së, e zgjodhi sekretar të përgjithshëm, në krahë të gjashtë anëtarëve të tjerë të përhershëm të byrosë politike, institucioni që ka pushtetin real në Kinë, theksoi agjencia.

Në një deklaratë për median i rrethuar nga gjashtë kolegët, ku edhe kryeministri Li Keqiang, Xi Jinping falënderoi komitetin qendror që i dha një mandat të ri.

“E marr këtë jo vetëm si një vlerësim të punës time, por gjithashtu si një inkurajim që më shtyn të vazhdoj përpara”, theksoi ai, në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejtë në televizion.

Xi Jinping, që ka ardhur në pushtet në fund të vitit 2012, ka garancinë që të marrë një mandat të ri si president i Republikës Popullore në mars.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: