Në programin “Dola te Ola” për çdo personazh nuk kanë munguar surprizat nga njerëzit e tyre të zemrës, edhe për vëllezërit korçarë mbrëmja nuk mund të ishte ndryshe.

Ata ishin të ftuarit specialë në këtë mbrëmje të fundit, ndaj surprizat për ta nuk kishin të mbaruar.

Fëmijët janë gjeja më e shtrenjtë, ndaj një videomesazh nga vajza e vogël e Stefit dhe djali i madh i Endrit ishte një mesazh që atyre iu duhej. Emocionues për Endrin ishte edhe videomesazhi nga djali i tij i vogël, që sikurse ai tregoi nuk preferon të dalë asnjëherë në kamera.
Në studio u shfaq gjithashtu një video, e cila ishte realizuar në xhirimet e programit të mëparshëm, ku e bija e Stefit në ditën e tij të lindjes, sapo ora shënoi 00:00 e surprizoi atë në skenë duke i sjellë tortën dhe duke i kënduar së bashku me stafin këngën e ditëlindjes.

Një surprizë e bukur për vëllezërit korçarë ishte edhe ajo nga mikesha e tyre e zemrës, e madhja Aurela Gaçe, me të cilën ata kanë një marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe një miqësi të vyer ndër vite.
Ndërkohë “dyshja simpatike” e videomesazhit të parë nuk e kishin mbyllur me aq, vajza e Stefit dhe djali i Endrit erdhën dhe u ngjitën në skenën madhështore të

“Dola te Ola”. Padyshim që ky ishte një moment sa i bukur po aq edhe emocionues.

Në fund Ola dha një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ata që mundësuan realizimin e këtij programi duke filluar nga presidenti i grupit mediatik Neës24 Irfan Hysenbelliu, duke vijuar me drejtorin e Neës24 Robert Rakipllari, sponsorat e programit dhe gjithë shikuesit…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb