Edhe pse prej disa ditësh përflitet për një para-kontratë mes trajnerit portugez Jose Mourinho dhe skuadrës së Manchester United, nga Londra vijnë zëra se edhe Arsenali kërkon ish-trajnerin e Chelsea.

Duket se aventura e Arsene Wenger te skuadra e “topçinjve” është drejt fundit, ndaj dhe drejtuesit e Arsenal po kërkojnë një trajner të ri. Dhe në krye të listës është Jose Mourinho, që dëshiron të qëndrojë në Premier League.

Mediat londoneze flasin për një përpjekje të dëshpëruar të Arsenal për të marrë trajnerin portugez, që duket se preferon më shumë United. Ndaj vështirë se mund të arrihet kjo marrëveshje në fund të këtij sezoni. Ndërkohë që, marrëdhënia e Wenger me Mourinho është jo e mirë, pas polemikave të kohëve të fundit, aq sa u kapën me duar me njëri-tjetrin teksa ishin anë fushës.

(d.b/Telesport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: