Javët e fundit nuk kanë shkuar mirë për blutë, të cilët e kanë ruajtur vendin e 4-t, por në 3 ndeshje kanë marrë vetëm 1 pikë. Ata mund ta kishin konsoliduar këtë pozicion, ndërsa tani e kanë komplikuar jo pak situatën, sepse të mërkurën ndeshen me Egnatian kryesuese dhe në fund përballen me Teutën në Durrës.

Vështirë të parashikosh se ku do të jetë skuadra kryeqytetase pas javës së 36-të, sepse hyjnë në lojë edhe kombinimet me rezultatet e rivalëve, por për të shkuar në “Final 4” ajo duhet të marrë të paktën një fitore kundër Egnatias ose Teutës.

Në anën tjetër, nëse blutë nuk bëjnë kthesën menjëherë, mund ta shohin veten edhe në “play out”. Gjithçka mund të ndodhë në këto 180 minuta të fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb