Jetëshpëtuesi francez, Ronan Pacs, dëshmitari i ngjarjes dhe personi që ka bërë ndërhyrjen e parë ndaj fotoreporterit të AA-së, Mustafa Yalçın që u plagos në sy derisa po ndiqte protestat kundër refomës së pensioneve në Paris tha se policia franceze ka përdorur granata plastike.


Pacs në një prononcimi ka shpjeguar ngjarjen e përjetuar në sheshin “Republika” në Paris ku u plagos fotoreporteri i AA-së, Mustafa Yalçın.


Pasi bëri të ditur se në shesh ndodheshin shumë gazetarë, Pacs tha se “Ata që po krijonin ngjarje, që po thyenin nuk nodheshin në shesh. Nuk kam parë shumë protestues me ‘maska të zeza‘”.


“Mustafa u rrëzua përnjëherë në tokë. Ndaj Mustafasë është përdorur granata plastike e quajtur ‘DMP‘ e cila përdoret në protesta për të shpërndarë protestuesit”, tha Pacs, duke shtuar se ka parë ekipet e shëndetësisë në vendin e ngjarjes që kanë shkuar pranë Mustafa Yalçın-it.

“Granata plastike e përdorur nga policia fillimisht ra në tokë dhe më pas kërceu në ajër dhe shpërtheu. Granata plastike për shkak të shpejtësisë së hedhjes ka një ndikim më të fuqishëm tek personat që janë më afër. Edhe tek Yalçın ky problem është përjetuar. Pjesët e granatës plastike fillimisht goditën maskën ku në këtë mënyrë u thye xhami i maskës si pasojë e goditjes së parë të fortë e cila fatkeqësisht e plagosi në mënyrë të drejtpërdrejt në sy”, tregon Pacs.

– “Vendi i ngjarjes u shdërrua në vend trajtimi”

Pacs tha se dëshmon për momentin e plagosjes së fotoreporterit Mustafa Yalçın. “Si një jetëshpëtues mund t‘i shqyrtoj ngjarjet në aspektin teknik. Kam eksperiencë në këtë fushë. Nga granata plastike Mustafanë e goditën dy pjesë njëra pas-tjetrës. Për këtë jam i sigurtë”, thotë Pacs.

Ai thekson se është përpjekur të largonte gazetarët që ishin afruar pranë kamionit të djegur në vendin e ngjarjes. “Në vendin e ngjarjes kishte shishe gazi. Po përpiqesha të largoja personat që qëndronin pranë, që të mos ndodhte ndonjë tragjedi më e madhe. Unë mund të humbisja jetën në rast se shishet e gazit shpërthenin”, tha Pacs.

Në vazhdim thotë se ka shkuar pranë Yalçın-it menjëherë sapo ka parë që ai është rrëzuar, ndërkohë që edhe ekipet e shëndetësisë kryen ndërhyrjen e menjëhershme ndaj fotoreporterit.

“Kishte shumë gjak në syrin e Yalçın-it. U përpoqa të pastroj gjakun në sy dhe fatkeqësisht në ato momente vërejta se syrin e kishte të plagosur dhe se ishte shumë vështirë të shpëtohej. I vendosëm mbi sy një kompresë”, tha Pacs.

Duke vënë në dukje se pas plagosjes së Yalçın-it, situata në shesh u përkeqësua, Pacs njoftoi se “Më pas vendi ku ndodheshim u shdërrua në një vend trajtimi për shkak të numrit të madh të të palgosurve. Që nga 16 marsi nuk kisha parë një situatë të tillë. Me të vërtetë ishte një ditë shumë tragjike”.

– Plagosja e Yalçın-it

Pasi u plagos në sy derisa po ndiqte nga afër protestat kundër reformës së pensioneve në Paris, Yalçın pas ndërhyrjes në vendin e ngjarjes u dërgua në spitalin Cochin në Paris ku kaloi një operacion që zgjati rreth 6 orë. Mjekët më pas njoftuan se Yalçın po mbahet nën vëzhgim në spital.

Mes policisë dhe dhjetëra mijëra protestuesve ndodhën përleshje gjatë protestave që nisën ditë më parë në Paris dhe në gjithë Francën kundër reformës së pensioneve.

Pasi protestuesit shkaktuan dëmtime në ambientet përreth dhe i vënë zjarrin disa automjeteve, policia ndërhyri ndaj tyre, ku krahas Yalçın-it plagosi edhe dy gazetarë të tjerë.

– Bilanci i dhunës së policisë franceze i rëndë

Bilanci i dhunës policore në protestat e “Jelekëve të verdhë” që filluan në Francë si reagim ndaj rritjes së çmimit të karburanteve dhe kushteve të këqija ekonomike të cilat me kalimin e kohës u shndërruan në rebelim dhe revoltë kundër qeverisë së presidentit francez Macron, tregon se forcat e sigurisë në vend kanë tendencë për dhunë dhe se kanë përdorur forcë disproporcionale.

Në protestat e zhvilluara vitin e fundit në Francë, si pasojë e ndëryrjes së policisë, ka humbur jetën një person, 26 të tjerë kanë humbur syrin, 5 kanë humbur dorën ndërsa rreth 500 të tjerë janë plagosur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb