Akademiku Apollon Baçi, në një bashkëbisedim me kreun e PD Sali Berisha dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore, u shpreh se të japë Butrintin me PPP është njëlloj si të japësh shpirtin e kombit.

Sipas tij ligji i ri është një ligj me porosi për Butrintin dhe se në këtë mes shkelet morali dhe identiteti kombëtar.

“Do ndalesha pak tek ligji, është një nga ligjet më mostruoze, nuk është një përkthim nga italishtja, sepse ligji italian është i shkurtër. Ky ligj që ka 285 nene është sa të gjithë ligjet e Ballkanit të marra së bashku, 1.5 herë më shumë. Ka gjera që nuk hyjnë në punë, që kopjet bëhen vetëm me firmën e ministres, meqë zonja Furrxhiu është mallkimi i arkeologjisë, ka sjellë kaq dëme e gjëra të këqia në trashëgimi.

Ndoshta ligji i parë ka qenë ligj organik me 30-35 nene me të cilat i dilej shumë mirë. Me ligjin e ri ajo që duhet mungon dhe ajo që nuk duhet është.

Është një ligj i tipit si ai për teatrin një kostum i bërë me porosi. Ajo që pati vlerë për ata që bënë ligjin, ishte vetëm pjesa e Butrintit në kundërshtim me Konventën e Vjenës e Parisit, Kushtetutës dhe i hap rrugë PPP-ve. Po që të japësh Butrintin me PPP më duket se jep shpirtin e kombit me PPP. Nuk di sa kombe të tjera do ta lejonin këtë.

Qyteti i vjetër më i bukur në botë për mua është Butrinti. Ka qytete shumë më të rëndësishëm se Butrinti si Roma, Kostandinopoli, Athina, por këtu puqen të gjitha gjërat e bukura, panorama e pyllit, historia që nis me vajtimin e nimfave, pylli i dafinës, deti etj.

Në këtë mes shkelet morali, identiteti kombëtar.

Tiranën e kam për zemër se është im atë që ka propozuar të bëhet kryeqytet. kam lindur këtu dhe mbaj mend që kanë thënë dikur që është si ajo legjenda plaku e deti që plaku kapi peshkune madh dhe doli në breg vetëm një skelet.

Ai që ka firmosur atë që të jetë qendra e Tiranës, është edhe ai që e zhbëri.
Italianët janë ata që kanë bërë një plan urbanistik është i vetmi vend që zbatohet ajo që tha Leonardo da Vinçi që qytetet duhet të jenë galeri në zona të nxehta. Kur kaloja në galerinë ke rruga e postës tek pazari, se në kohë me shi apo edhe me diell je i mbuluar. E gjithë Tirana bëhej e tillë.

Godinën tek Gjykata e Larta, në rast se ka ndonjë planet tjetër ku banojnë alienë, në ndërtime të tilla duhet të banojnë. qyteti nuk është vetëm letër me kuadrate por është edhe vertikalitet. Në fillim bëhet plani vertikal pastaj mbushen.

Banka Kombëtare, që gjehet në çdo tekst të arkitekturës botërore është përçudnuar dhe hyn në një pyll drize si bukuroshja e fjetur.

Bulevardi i Tiranës që donte ta prishte dhe solli 2 milion tulla të kuqe dhe done të hiqte muzaikët anësh, si luspa peshku, donte ti bënte me valë si tek muzeu i madh. E kam hedhur në gjyq. Atëherë nuk ishte një gjykatë komplet rilindase dhe e fitova. Kam nisur pas 3 milion tullat e kuqe, kur mendoj ç’djallin kam bërë në këtë botë, them që të paktën atë e kam bërë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: