TIRANE

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ka cilësuar të paligjshme mbledhjen e sotme të Komisioni të Ekonomisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Tabaku theksoi se buxheti i vitit 2019 u miratua në shkelje të rregullores, ndërsa mbledhja drejtohej nga sekretari i Komisionit.

Sipas saj, qeveria në këtë rast ka shkelur Kushtetutën dhe ka bërë leckë çdo VKM.

REAGIMI
Sot Komisioni Ekonomise ka miratuar dokumentin me te rendesishem te shtetit ne shkelje te ligjit dhe rregullores se parlamentit. Sot mbledhja e komisionit eshte drejtuar nga sekretari i komisionit.
Dy jane dokumentat me te rendesishem te nje qeverie programi dhe buxheti i shtetit. Kur buxheti i shtetit miratohet ne shkelje te ligjit e te rregullores a ka me moral te qendroje nje qeveri.
Keta qe shkelin kushtetuten, cdo ligj keto qe e kane bere lecke cdo VKM sot kane shkelur me te dy kembet dhe vete parlamentin. A ka me vend per opoziten ne keto institucione?
Ministri i Financave i pari dhe i dyti Kryeministri sot kane shkelur parlamentin me te dy kembet per nje nga dy dokumentat me te rendesishme te nje qeverie!

46977875 2044884682266153 2093288990449860608 N
46977875 2044884682266153 2093288990449860608 N

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: