Teksa një ditë më parë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri doli nga qelia e burgut për të vazhduar pjesën tjetër të dënimit në shtëpi, Gjykata e Elbasanit duket se ka bërë një gafë. Gazetari Osman Stafa ka publikuar sot një rrjetet sociale vendimin ku jepet dhe adresa që ish-ministri ka lënë në gjykatën e Elbasanit, por që i përket shtëpisë që ai para 4 vitet e ka shitur.

Ky institucion, duket se ka bërë një lapsus, (me qëllim apo pa) ka vendosur pikërisht këtë adresë banimi, ku Tahiri do të duhet të vijojë dënimin e tij alternativ, ndonëse prona nuk është më në emër të tij.

MESAZHI I STAFËS
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka shitur shtëpinë që gjendet në adresën e publikuar nga Gjykata e Elbasanit që në vitin 2019. Por ama Gjykata i njeh për adresë ish-ministrit dhe vendin ku do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit një adresë që nuk e ka më.

Pika 2 në vendimin e Gjykatës është adresa e gabuar e Saimir Tahirit.
Ndërsa në pikën 6-të, thuhet se një kopje e këtij vendimi do i çohet Zyrës së Shërbimit të Provës dhe Komisariatit nr 1, që të verifikojnë dhe kontrollojnë respektimin e detyrimeve nga ana e të dënuarit. Pra autoritetet do të kontrollojnë respektimin e detyrimeve të ish-ministrit në një adresë të gabuar. Kaq!

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: