Në lidhje live në emisionin Opinion, Saimir Tahiri komentoi edhe njëherë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që e dënoi atë për shpërdorim detyrë.

Ish ministri i Brendshëm theksoi se nesër do tëflasë më qartë, pasi të ishte më i qetë.

“Nuk mund të flas më hsumë se ç’fola. Nuk kam më shumë gjë për të thënë përtej asaj që thashë kur dola. Nesër do flas më shumë, nëse do ketë njeri të më dëgjojë. Besoj edhe unë do jem më i qetë nesër për të folur”, tha Tahiri duke përsëritur më tej deklaratën e bërë më parë.

“U hetova dy vjet si trafikant, tani nuk jam trafikant dhe meqë kam disa kushërinj tani kam shpërdoruar detyrën”, theksoi Tahiri.

I pyetur për mesazhet e koduara dhëna gjatë paradites së sotme, Tahiri deklaroi: “Nuk lodhem fare unë me mesazhe të koduara, jam aq burrë sa ta bëjë drejtpërdrejt. Hyjë tek burrat që e bëj drejtpërdrejt”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb