TAILANDE-Eshtë filipinasja Trixie Maristela, 29 vjeç, që është shpallur Miss Queen 2015, konkursi ndërkombëtar për transgjinor.

Në konkurs kanë marrë pjesë konkurrente nga 17 vende të botës. E dyta në klasifikim është renditur braziliania Valesca Dominik Ferras, pasuar nga tajlandezja Sopida Siriwattananukoon.

‘Unë besoj në rëndësinë e konkursit të komunitetin trans’ ka thënë Trixie, që ka shpërthyer në lot në skenën e Pattaya City, në Tailandë, në momentin e dorëzimit të kurorës.

E zgjedhur Miss Gay Manila, Trixie studion violinë. Kjo është e dyta trans me origjinë filipinase, që fiton konkursin, që u zhvilluar për herë të parë në 2004. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: