Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një incidenti me armë zjarri në Winston-Salem, në Karolinën e Veriut, SHBA.
Sipas raportimeve, të shtënat ndodhën rreth orës 10:00 të mëngjesit (ora lokale) në një park pranë Jefferson Middle School, por jo brenda ambienteve të shkollës.
Autoritetet vendosën menjëherë institucionin arsimor në masa të përkohshme sigurie, të cilat u hoqën më vonë pasi u konstatua se nuk kishte më rrezik për nxënësit dhe stafin.
Policia bëri të ditur se ngjarja nisi si një përleshje e planifikuar mes dy të rinjve, por situata më pas u përshkallëzua, duke çuar në shkëmbim zjarri mes disa personave, dhe bëri që sherri të kthehej në një “takim me vdekjen”.
