BELGJIKË

Presidenti i Kosovës është i pranishëm në takimin informal të liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel dhe deklaron se do të kërkojë liberalizimin e vizave,
Thaçi shprehet se BE duhet të mbajë premtimin për qytetarët e Kosovës ndërsa edhe ai konfirmon se në takim diskutohet për mundësine përshpejtimit të zgjerimit të BE.

 

STATUSI I HASHIM THAÇIT

Bashkë me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, sapo kemi filluar një takim joformal me udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së, përmes anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim do të kërkoj edhe një herë që BE-ja ta plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. HTH

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb