Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, është shprehur në lidhje me takimin virtual të mbajtur me Unionin e Mesdheut mbi krizën ushqimore. Me anë të një postimi në Twitter, Xhaçka ka falënderuar ministrin italian të Punëve të Jashtme, Luigi di Maio, për adresimin e tij në lidhje me këtë çështje të cilën e ka konsideruar thelbësore.
Ministrja Xhaçka ka theksuar se bota duhet të mblidhet për të trajtuar këtë krizë të përshkallëzuar, duke ushtruar presion ndaj Moskës për të mos përdorur çështjen e ushqimit në shërbim të luftës dhe politikave të saj.
“Në dialogun ministror në unionin e Mesdheut mbi krizën ushqimore. Falenderoj ministrin e Jashtëm italian Luigi di Maio adresimin e kësaj çështjeje thelbësore. Bota duhet të mblidhet së bashku për të trajtuar këtë krizë të përshkallëzuar që kërcënon të gjithë duke ushtruar presion Rusisë për të ndërprerë përpjekjet e tyre për të përdorur ushqimin në këtë formë’, ka shkruar ajo.
At #UfM Ministerial Dialogue on the food crisis.Thanked 🇮🇹 &FM @luigidimaio leadership on addressing this crucial issue.The 🌏 must come together to adress this escalating crisis that threatens all by pressuring 🇷🇺 to cease its efforts to weaponise food. pic.twitter.com/HMS0sgC7pj
— Olta Xhaçka (@xhacka_olta) June 8, 2022
(BalkanWeb)