Konkurrentët e “Përputhen” duket se tashmë kanë krijuar grupet e fansave të tyre të cilët i presin me padurim takimet që ata zhvillojnë.

Takimi i fundit që është transmetuar në këtë puntatë, ishte ai mes Lauretës dhe Samuelit, i cili e nisi takimin plot me romanticitet duke i dhuruar një trëndafil të bardhë asaj, e duke i thënë se simbolizon bardhësinë shpirtërore.

Por ndërsa në fillim ky veprim u duk romantik, ai nuk i kurseu edhe disa komente me “spec” dhe provokuese teksa përgjigjes së Lauretës se çfarë do të ndante me të, iu përgjigj duke i thënë: Do të ndaja shtratin me ty.

Këtë koment Laureta e mori me shaka dhe dyshja vazhduan takimin normalisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb