Talebanët kanë treguar edhe një herë tjetër se gratë janë dhe do mbeten të nënshtruara në territorin e tyre. Së fundmi, grave u është ndaluar të vizitojnë parqet në Kabul të Afganistanit.

Lajmin e ka bërë të ditur për BBC zëdhënësi i Ministrisë dhe i Virtytit Mohammed Akif.

Që prej gushtit të vitit të shkuar, me pushtimin e militantëve, të drejtat e grave afgane janë kufizuar.

Sipas rregullave të talebanëve për ndarjen e njerëzve sipas gjinisë, gratë janë lejuar të vizitojnë parqet në tre ditë në javë. Më konkretisht ato janë të lejuara ditën e hënë, të martën dhe të dielën, dhe për me tepër grave nuk do u lejohen të shoqërohen nga të afërmit e tyre meshkuj.

“Ne e kemi bërë këtë sepse në 15 muajt e fundit, pavarësisht përpjekjeve tona, njerëzit kanë shkuar në park dhe nuk respektojnë ligjet e Sheriatit. Kufizimi është për të gjitha gratë, qofshin ato me të afërm meshkuj”, tha ,” tha për BBC Mohammed Akif.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: