Afganistani i pushtuar nga talebanët është komplet ndryshe tashmë. Shumë qytetarë janë larguar nga vendi, ndërsa të tjerët, do t’i duhet të përballen me torturat e pushtetarëve të rinj.

Në rrjete sociale është duke qarkulluar një video, ku shihet se si talebanët ushtrojnë kontrollet në shtëpitë në Kabul.

Në njërën prej tyre, shihet, se si ushtarët marrin e lidhin një burrë, më pas e vendosin në bagazhin e makinës dhe largohen në drejtim të paditur.

Video është publikuar nga gazetari Bilal Sarvari, në rrjetet e tij sociale.

Për më shumë ju ftojmë ta ndiqni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb