Është vetëm 17-vjeç dhe i ka kushtuar të paktën 75 milionë euro Real Madritit, por ai ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me “Los Blancos”, madje nuk ka shkuar akoma në Spanjë. Bëhet fjalë për talentin brazilian Rodrygo, cili luan në rolin e sulmuesit dhe aktivizohet shpeshherë me Santos.

Së fundi, talenti ka marrë pjesë në një ndeshje miqësore në në Brazil dhe numrat e spektakli nga ai nuk kanë munguar. Por, në një moment katrano gjithçka, pasi kaloi topin bukur tek një shok skuadra nuk arriti ta finalizojë aksionin me gol pasi dështoi të shënojë nga 10 centimetra distancë nga vija fatale, për çudi topi shkoi mbi traun e portës.

Aq shumë po qarkullon video e tij në internet saqë të gjithë shkruajnë se braziliani ka thyer ligjet e fiziket me atë gafë edhe pse në një ndeshje amatore në fushë me parket.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: